Në dy raste të ndara policia konfiskon armë në Gjilan

Gjilan – Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Gjilan është raportuar se njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë pa fishek.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë pa fishekë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/