KKVITI

Në dy raste të ndara kapen 30 kosovarë pa dokumente

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Para këtyre rasteve, vetëm gjatë fundjavës që shkoi, në trena nga Austria në Gjermani janë kapur rreth 40 kosovarë pa dokumentet e nevojshme për qëndrim në Gjermani.

Numri i shtetasve të Kosovës që përmes Austrisë po hyjnë ilegalisht në Gjermani , gjatë këtij muaji ka shënuar rritje të madhe. Kështu, siç bën të ditur Policia Federale e Gjermanisë në Rosenheim, vetëm të hënën janë kapur sërish 30 kosovarë të ardhur në Gjermani pa dokumente të vlefshme.

Policët e angazhuar për ndjekjen e kontrabandës me qenie njerëzore, në trenin që udhëton nga Salzburgu në Munih kanë hasur në 21 shtetas kosovarë, dy prej të cilëve fëmijë. Asnjëri prej tre nuk posedonte dokumente të vlefshme qëndrimi në Gjermani. Vetëm pak orë më parë policët kishin kontrolluar në një tren nga Austria me ç`rast kishin gjetur një grup prej shtatë personash po ashtu nga Kosova, të cilët nuk kishin viza qëndrimi në Gjermani.

HW

Një pjesë e personave të kapur nga policia do të detyrohen ta lëshojnë Gjermaninë pasi që, sipas policisë, ata tashmë kanë bërë një kërkesë azili në Hungari, thhet në një komunikatë të Policisë Federale të Gjermanisë. Ata që kërkesën për azil e kanë bërë tash, pe¨r herë të parë në Gjermani, janë dërguar në qendrën e pranimit të azilkërkuesve.

Para këtyre rasteve, vetëm gjatë fundjavës që shkoi, në trena nga Austria në Gjermani janë kapur rreth 40 kosovarë pa dokumentet e nevojshme për qëndrim në Gjermani.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.