Fundamenti

“Ne duhet të shikojmë vetëm veten dhe të kemi besim tek ekipi” – Ujkani komenton shortin e Ligës së Kombeve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kosova ka mësuar kundërshtarët për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, ku Dardanët do të jenë në Grupin 2 të Ligës C me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes Lituani/Gjibraltar.

Në tërheqjen e shortit të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe zv/drejtori Samir Ujkani.

Ish-portieri dhe kapiteni i Kosovës, tani në rolin e zv/drejtorit, Samir Ujkani e ka vlerësuar shortin si korrekt.

Fundamenti

“Është një grup korrekt. E kemi prapë kundërshtare Rumaninë, me të cilën u përballëm së fundmi edhe në kualifikimet për Euro 2024. Po ashtu, edhe Qipro është një Kombëtare me të cilën jemi ndeshur dhe e njohim mirë, ndërsa Lituani/Gjibraltar do ta shikojmë se cila do të jetë pjesë e grupit dhe më pas e analizojmë”.

“Gjithsesi ne duhet të shikojmë vetëm veten dhe të kemi besim tek ekipi. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për suksesin dhe të dalim të parët në këtë grup”, ka theksuar Ujkani.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve fillojnë në shtator. Paraprakisht Kosova në mars do të luajë miqësore me Armeninë dhe Hungarinë, si dhe në qershor me Norvegjinë, si dhe me një kundërshtar tjetër, i cili pritet të konfirmohet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.