Fundamenti

Në duart e qytetarëve ende ka shumë armë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Në duart e qytetarëve ende ka shumë armë është thënë në një debat me qytetarë që e ka organizuar Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC) në bashkëpunim me Forumin për Iniciativë Qytetare (FIQ).

Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, ka thënë se prokuroria është marrë me raste të tilla. Qytetarët vazhdojnë të posedojnë armë dhe se po tentojnë që t’i konfiskojnë ato. Sipas Malokut, ka trend të rënies së përdorimit të armëve, por se ka raste që po përdoren armët.
“Ka rritje të veprave kriminale nëpërmjet përdorimit të armëve, gjë që është shqetësuese, sikurse që qytetarët vazhdojnë të mbajnë armë nëpër shtëpi për të qenë më të sigurt, ngase ajo paraqet rrezik për personin dhe familjen. Nuk jemi të kënaqur me politikat ndëshkimore”, ka thënë Jetish Maloku.

Zyhdi Haziri, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, ka thënë se gjatë këtij viti kanë qenë 67 lëndë për armëmbajtje pa leje, që gati statistika është e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Është rritur politika ndëshkimore, nuk ka më dënime të kushtëzuara, por me të holla dhe me burg.

Hidromorava

Kapiteni Avni Uruqi, shef i hetimeve rajonale në Gjilan, ka thënë se kanë bërë plane operative në terren për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët. Ai tha se në vazhdimësi po konfiskojnë armë, por ka ende qytetarë që po përdorin armë edhe pse sivjet kanë qenë më aktivë në kontrolle.

Nga pjesëmarrësit është kërkuar që të organizohen fushata të amnistisë, të çarmatosen qytetarët serbë, të cilët ishin armatosur nga ish-sistemi, sikurse që u kërkua që politikat ndëshkimore të jenë më të ashpra./rajonipress/