Fundamenti

Në duart e lexuesve libri më i ri i Mehmetali Rexhepi “Vetullat e majëborës”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Brenda kopertinave të këtij vëllimi përfshihen shkrime poetike, që shtrihen në periudhën e viteve 2018-2021, disa prej të cilave janë publikuar në portalet tona shqipe. Mirëpo, të shumtat e përmbajtjes së këtij libri nuk kanë qenë të publikuara. Shkrimet e publikuara janë rimarr disa herë nëpër duar dhe, pothuajse nuk janë të atilla çfarë ishin në portalet e publikimit. Pos tjerash, brenda vëllimit libror strukturohen tri poema, edhe ndonjë poezi e shpërblyer në konkurset tona letrare… Në këtë rast, kur, sikur thoshte Prof. Agim Vinca, është “kohë e keqe për lirikën”, megjithatë më duket veprim fisnik t`i përmbush ditët me lirikë, një ilaç për vrazhdësinë e të jetuarit tonë kësisoj…

Njoftimi nga autori i librit

Libri im i ri: VETULLAT E MAJËBORËS
Të nderuar lexues!
Sapo doli nga shtypshkronja Lena Graphic Design libri im VETULLAT E MAJËBORËS.

Uji Dea

Brenda kopertinave të këtij vëllimi përfshihen shkrime poetike, që shtrihen në periudhën e viteve 2018-2021, disa prej të cilave janë publikuar në portalet tona shqipe. Mirëpo, të shumtat e përmbajtjes së këtij libri nuk kanë qenë të publikuara. Shkrimet e publikuara janë rimarr disa herë nëpër duar dhe, pothuajse nuk janë të atilla çfarë ishin në portalet e publikimit. Pos tjerash, brenda vëllimit libror strukturohen tri poema, edhe ndonjë poezi e shpërblyer në konkurset tona letrare… Në këtë rast, kur, sikur thoshte Prof. Agim Vinca, është “kohë e keqe për lirikën” , megjithatë më duket veprim fisnik t`i përmbush ditët me lirikë, një ilaç për vrazhdësinë e të jetuarit tonë kësisoj…

Falënderoj përzemërsisht familjarët e mi, mikun tim letrar Hysen Këqikun për faqosjen e vëllimit poetik, recensuesit e nderuar: Hajdar Paçarada-Dumoshi e poeti Sarë Gjergji; autorin e pikturës në ballinë, piktorin dhe skulptorin Avni Behluli!… Nderim të veçantë meritojnë dy emra: sponsori i këtij libri Ilir Zymber Beshtica dhe, miku im i kahershëm, poeti dhe studiuesi Prend Buzhala, i cili këtij vëllimi poetik i bëri një qasje studiuese të gjithanshme! Respekt për mjeshtrin e grafikës dhe drejtuesin e shtypshkronjës “Lena” Hajdar Fejzullahun… Venera Alshiqin për dizajnimin, si dhe stafin tjetër për punën me përgjegjësi!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.