UBT

Në drejtësinë e kapur fiton gjithnjë pala korruptuese

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se ndër plagët më të mëdha, që vazhdojnë ta përcjellin vendin tonë, është pikërisht mungesa e një drejtësie efikase, të paanshme dhe të pandikuar nga nëntoka dhe politika e parapolitika, derisa, sipas tyre, shumë raste të lëndëve të korrupsionit po hedhen poshtë dhe po pushohet procedura nga prokurorët, kurse vetëm disa sosh po rezultojnë me ngritje të aktakuzës, që nuk janë shumë me peshë.

Ata kanë shtruar edhe çështjen për diskutim se a po i paguajnë kështu taksa shtetit qytetarët e Kosovës për t’i mbrojtur e për të pasur një drejtësi të drejtë dhe të bazuar në ligje që e mban gjallë shtetin, në të cilin sundon ligji, apo një “drejtësi të trafikuar”, ku prokurorët e gjyqtarët e lidhur me “mafio- politikën” dhe oligarkët e inkriminuar dalin e qëndrojnë “mbi Ligjin”, duke i hedhur poshtë kallëzimet e ushtruara penale sipas qejfeve, interferimeve e ndikimeve të mafio-oligarkëve.

Për këtë dhe atë se përse me këtë mentalitet e garniturë të instaluar në institucionet e drejtë- sisë nuk ka dhe nuk do të ketë mundësi të sundojë ligji, por mafiooligarkët në institucione e jashtë tyre me biznese të inkriminuara, analisti Naim Kelmendi është shprehur për “Kosova Sot” se ndër plagët më të mëdha që vazhdojnë ta përcjellin vendin tonë, është pikërisht edhe mungesa e një drejtësie efikase, të paanshme dhe të pandikuar nga nëntoka dhe politika e parapolitika. Së këndejmi, sipas tij, edhe shumë raste të lëndëve të korrupsionit po hedhen poshtë dhe po pushohet procedura nga prokurorët, kurse vetëm disa sosh po rezultojnë me ngritje të aktakuzës, por që edhe ato raste mund të thuhet se nuk janë shumë të rëndësishme. Ndaj Kelmendi shtron pyetjen se a po i paguajnë taksa shtetit qytetarët e Kosovës për t’i mbrojtur e për të pasur një drejtësi të drejtë dhe të bazuar në ligje, që e mbanë gjallë shtetin në të cilin sundon ligji, apo një “drejtësi të trafikuar”, ku prokurorët e gjyqtarët e lidhur me mafio-politikën dhe oligarkët e inkriminuar dalin e qëndrojnë “mbi Ligjin”, duke i hedhur poshtë kallëzimet e ushtruara penale, mbase edhe sipas qejfeve të tyre apo sipas interferimeve e ndikimeve të mafiooligarkëve.

Mobi Casa

“Plaga më e madhe e shtetit është gjyqësori i kapur nga politika

Kelmendi më tej shton se një drejtësi e paanshme dhe e pandikuar nga nëntoka dhe politika e parapolitika do të ishte një predispozitëue një sistemi të drejtësisë me integritet dhe të një drejtësie çfarë i duhet shtetit tonë, për të funksionuar shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit. “Në të kundërtën për sa kohë do të sundojë në këtë sistem të drejtësisë kapja dhe ndikimi i politikës dhe parapolitikës, besimi i qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë ka humbur mjaft shumë, mbase pikërisht për shkak të mosefikasitetit të kësaj drejtësie që të jetë e pandikuar nga politika dhe parapolitika, por edhe të jetë e paanshme dhe me integritet profesional në ndarjen e drejtësisë për qytetarët”, është shprehur Kelmendi. Ai shton se shoqëria jonë e pashpresë nuk ka besim gjithaq tek drejtësia. “Ky është një tregues se këtij sistemi të drejtë- sisë në vend i duhen reforma substanciale, që nga gjyqësori, prokuroritë etj., që njëherë e mirë të funksionojë vetëm shteti ligjor dhe përgjegjësia para ligjit dhe të drejtës dhe që ndarja e drejtësisë të bëhet në mënyrë të dinjitetshme dhe me etikë profesionale e ligjore”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Hasan Preteni, nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet’, thotë se politika është interesuar që t’u sigurojë kushte të mira për punë (shumë vende pune) mandate të përhershme, pensione dhe privilegje për kryeprokurorë dhe kryegjyqtarë e pastaj edhe hetues policor me paga të mira dhe punësime të familjareve (bashkëshort- bashkëshorte) pa llogaridhënie dhe pa transparencë. “Plaga më e madhe e shtetit është gjyqësori i kapur nga politika”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni.