UBT

Në dramën e Volejbollit, M-Technologie mposht Dritën në finalen e Kupës së Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

M-Technologie dhe KV Drita kanë luajtur një finale të madhe në Kupën e Kosovës në Volejboll, ndeshje kjo që ishte mjaft interesante, ku u përballen dy ekipet e para në tabelë.

M-Technologie që në radhët e saja kishte dy kubaneze, u përball me Dritën e dëmtuar, pa lojtaret Ergysa Blloku, të lënduar, Prengan që ende nuk ka arritur në ekip e me mungesa të tjera. Drita e ka humbur setin e parë, kurse as në setin e dytë nuk u gjet mirë dhe dukej se do të ishte një set i humbur lehtë, por gjilanaset me disa pikë radhazi arritën që të rikthehen, bile edhe të kalojnë në epërsi me rezultat 23:22 dhe në fund dështuan duke e humbur edhe setin e dytë me rezultat 25:23.

Loja e Dritës ishte në ngritje dhe kjo vazhdoi edhe në setin e tretë, kur gjilanaset gjatë tërë kohës ishin në epërsi, kryesisht me 4 deri në 5 pikë, duke shkuar edhe tek rezultati 21 :14. Mirëpo, Drita pati një krizë të vogël, ngase prishtinaset arritën të ngushtojnë rezultatin në 21:17, gjë që e detyroi kryetrajnerin Lorik Ilazi, që të kërkojë një minutë pushim. Drita ishte në epërsi prej 24:19 dhe çuditërisht loja e saj ra shumë dhe vendaset barazuan në 24:24 dhe kështu nisi një dramë e vërtetë, e cila përfundoi me fitoren e Dritës 30:28 dhe rezultati u ngushtua në 2: 1 në sete për M-Technologie.

Mobi Casa

Në setin e katërt M-Technologie krijoi një epërsi prej 7:4, por me dy veprime të mençura të Adelajda Prenga Ilazit rezultati u afrua në një pikë e më pas edhe u barazua në 7:7. Këtu duhet cekur edhe shërbimet shumë të mira të Mehmetit. Sërish vije një periudhë e mirë e M-Technologie, që shënon dy pikë të shpejta 9:7 dhe 13:8, kur Lorik Ilazi ishte i detyruar të kërkojë një time-out. Drita ia ka dalë që me një lojë të mirë të barazojë në 16:16, kjo edhe falë gabimeve të pashpjegueshme të lojtareve të M-Technologie. Në fund Drita arriti të fitojë edhe këtë set me rezultat 25:18 për ta quar ndeshjen në setin e pestë.

Në setin e pestë Drita krijoi një epërsi prej 7:2 dhe trajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi ishte i detyruar të kërkoj një minutë pushim, gjë e cila i është shpërblyer, duke fituar tri pikë radhazi, andaj Lorik Ilazi qe i detyruar që të pushojë vashat e tij për një minutë dhe t’u jap instruksione të reja. Ndërrimi i anëve është bërë pranë rezultatit 8:6 për Dritën.

Më pas M-Technologie doli në epërsi prej 11:10, falë disa gabimeve të lojtareve të Dritës. Në fund M-Technologie ishte më e përqendruar dhe e fitoi setin me rezultat 15:12 dhe tërë ndeshjen me rezultat 3:2, me çka fitoi edhe Kupën e Kosovës në Volejboll./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.