Në Dragancë të Artanës policia konfiskon armë, municion dhe drogë
Gjilan – Policia e Kosovës njësiti anti Drogë nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan gjatë punës hetimore në fshatin Draganc – Komuna Artanë ka ndalur tre persona dhe gjatë kontrollimit të veturës Tauran me ngjyrë Teget 06 gjenë një paketim me substancë narkotike të llojit Marihuan.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë vazhduar hetimet ku është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.R. (1993) ku gjatë kontrollimit është gjetur dhe janë sekuestruar dy paketime me substanca narkotike të llojit Marihaun, një Armë AK-47 me një karikator me 25 fishkë, 22 fishekë të kalibrit të ndryshme, një mulli për bluarje dhe një peshore elektronike.
Pas kthimit në stacion policor në Gjilan kemi bërë matjen e sasisë së dyshuar të substancës narkotike dhe kemi bërë testin fushor që ka rezultuar pozitiv e llojit “Marihuanë” me peshë prej 110.4 gramë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës në zyrën e Stacionit policor në Gjilan.
Me Aktvendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet për 48 orë, dhe lënda pas kompletimit dorëzohet në Prokurorinë Themelore të Departamentit të Krimeve të rënda njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


