Hidromorava

Në Dortmund themelohet Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të shtunën në Dortmund të Gjermanisë, u formua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, Kryetar u zgjodh Qemal Kryeziu, mësues me banim në Hagen, dhe këshilltar, Rrustem Geci, shkrimtar me banim në Dortmund.

Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, në Dortmund, do merret me Bashkimin e Shqiptarëve në Gjermani për çlirimin e Çamërisë. Veprimtaria e këshillit do të jetë në koordinim të plotë me Shoqatën Demokratike “Çamëria“ në Hollandë.

Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë në Dortmund, përkrahë Dosjen Çame kundër Gjenocidit Grek, të dorëzuar nga Shoqata Demokratike „Çamëria“ në Hollandë, dhe të pranuar nga Prokuroria Ndërkombëtare, në Den Hagë. Këshillat Ndërkombëtare të Çamërisë së shpejti do të formohen në shumë qendra të qyteteve në Gjermani.

Mobi Casa

Dobia historike e rikthimit të çamëve në trojet e tyre, dhe Bashkimit i Trojeve Shqiptare, u tha me këtë rast, krijon paqen afatgjatë në Ballkan. Në Këshill, u tha se, shqiptarët janë popull gjysh në Evropë, dhe popull qytetërues në të gjitha kalimet historike. Greqia e di mirë s´e si është krijuar kombi grek.

Prandaj, shqiptarët në mërgim do të punojnë shumë, ( pa ndikim besimesh, dhe partish ), për rikthimin e çamëve, dhe Çlirimin e Çamërisë. Nuk duami asnjë pëllëmbë toke të huaj, por, tokën tonë 13 mijë vjeçare çame dhe arbanite s´mund ta falim! Rroftë Çamëria! Rroftë Populli Shqiptar thuhet në njoftimin e dërguar nga Qemal Kryeziu, e Rrustem Geci./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.