Fundamenti

Në Dobërçan FSK kontrollon zonën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me rastin e mbylljes së operacionit të deminimit për këtë vit, Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, sot ka vizituar njësitin e deminimit në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Me këtë rast, ai ka vlerësuar punën e pjesëtarëve të njësisë, të cilët kanë bërë të mundur deminimin e zonave të rrezikshme për qytetarët. Kastrati ka thënë se për këtë vit, për shkak të kushteve atmosferike, është përmbyllur ky operacion, i cili do të filloj gjatë pranverës së ardhshme.

“Me ndihmën e operacioneve ne u dhamë hapësirë pjesëtarëve të deminimit për të kryer ato detyrimet e veta sipas planeve tona, për t’i kryer trajnimet rifreskuese dhe trajnimet e avancuara të deminimit gjatë dimrit deri në fund të marsit kur në vitin e ardhshëm do të fillojnë operacionet”, ka thënë Kastrati.

Mobi Casa

Ai ka thënë se gjatë këtij viti ka pasur operacione në pesë lokacione ku janë pastruar më tepër se 150 mijë metra katror dhe janë gjetur mbi 1000 mjete të ndryshme të pashpërthyera.

Sipas Kastratit është larguar rreziku për të gjithë qytetarët, afër vendeve ku janë bërë deminimet. Ai ka shtuar se gjatë pastrimit të vendeve të minuar nuk ka pasur asnjë incident.