Fundamenti

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Hyseni me bashkëpunëtorë vizitojnë ekspozitën “Art dhe Trashëgimi”, “Një jetë Art”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku dhe bashkëpunëtorët, kanë vizituar ekspozitën “Art dhe Trashëgimi”, “Një jetë Art”, të autorit prof. Hajrush Fazliu.

Alban Hyseni, e ka falënderuar prof. Fazliun që e solli këtë ekspozitë, duke i bërë nder Gjilanit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Është shumë me rëndësi që këtë komunitet artistik që e kemi me kaq shumë vlera, janë si rezultat i punës së prof. Hajrush Fazliut. Ju faleminderit shumë që na keni nderuar me ekspozitën dhe shpresoj që nuk do të jetë e fundit”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, tha se prof. Fazliut i jemi mirënjohës i cili me punën e tij e pasuroi edhe Javën e Gruas në Gjilan.

Mobi Casa

“Është me rëndësi që sot në Javën e Gruas me moton “Ne për Ato”, po e pasuron me prezencën, punën dhe përkushtimin e tij një profesor i nderuar që me vite të tëra ka kontribuar në edukim, kulturë, sport e fusha të ndryshme, në Gjilan dhe kudo në Kosovë. Prandaj, prof. Fazliut i jemi mirënjohës i cili me punën e tij e pasuroi edhe Javën e Gruas në Gjilan”, tha Bunjaku.

Autori i ekspozitës “Art dhe Trashëgimi”, “Një jetë Art”, Hajrush Fazliu, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për organizimin e shkëlqyer.
Pasi ka uruar për festën e 8 marsit, Fazliu theksoi se vetë dedikimi dhe ekspozita, në opusin e tij krijues, në numrin më të madh të pikturave të prezantuara qëndron krenaria e nënës e gruas, si shtylla e familjes.

Në këtë ngjarje një fjalë përshëndetëse dhe falënderimi e pati edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.