FITORJA

Në ditën kur shpalli largimin nga OKB-ja, Nikki Haley ia bëri një favor Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nikki Haley ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga posti i ambasadores së SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në ditën kur ka dhënë dorëheqje ajo i kishte shkruar një letër sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ku i kërkonte që UNMIK-u të tërhiqet nga Republika e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë që Nikki Haley njoftoi se do të japë dorëheqje. Letra iu dërgua sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, shkruan Gazeta Express.

Në atë letër Haley ka thënë se mbështet synimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të OKB-së, për ruajtjen e paqes në botë.

FIDANISHTJA

Haley e ka cilësuar si një sukses të misionit të UNMIK-ut ruajtjen e paqes karshi një konflikti kompleks siç ka qenë situata në Republikën e Kosovës.

Megjithatë, në letrën e saj, ajo thotë se vazhdimi i misionit të UNMIK-ut në mënyrën siç është vetëm do të mbajë peng kohën dhe burimet e misionit të OKB-së.

Prandaj në letrën e saj dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Haley kërkon që të ndërmarrin një strategji dhe të hartojnë një plan për largimin e UNMIK-ut nga Republika e Kosovës. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.