UBT

Në Ditën e Mjedisit Budrika përzgjidhet si lokaliteti më i pastër i komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në Viti sot është shënuar Dita ndërkombëtare e Mjedisit, me që rast komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka bërë shpalljen e fshatrave, shkollave dhe kopshteve më të bukura për vitin 2016.

Në takimin që u mbajt sot në sallën e Kuvendit Komunal në Viti për nderë të kësaj dite, e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve dhe këshillave të fshatrave të komunës së Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar angazhimin institucional në krijimin e hapësirave të gjelbëruara dhe ambienteve të pastra.

Haliti u fokusua në projektet e realizuara dhe ato që do të finalizohen në të ardhmen që kanë të bëjnë me ambientin, mbrojtjen mjedisit, mbajtjen e pastërtisë etj. “Për ata që punojnë, komuna është këtu për tu mbështetur. Duhet të reflektojmë të gjithë si në këtë ditë te mjedisit që po e shënojmë sot, që të angazhohemi për t`i kontribuar ambientit të pastër dhe krijimit të hapësirave gjelbëruese’’, ka thënë kryetari Haliti.

Hidromorava

Ndërsa komisioni për përzgjedhjen e fshatrave, shkollave dhe kopshteve më të mira, ka bërë edhe publikimin e më të dalluarve, me që rast mirënjohjet ua ndau kryetari Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira. Fshati më i pastër u përzgjodh Budrika e Epërme, ndërsa fshati më i rregulluar Ramjani.

Ambientet shkollorë u dalluan për këtë vit shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” e fshatit Smirë që zuri vendin e parë, vendin e dytë e ndanë shkolla “Kenan Halimi” nga Skifteraj dhe shkolla’ Dëshmorët e Vitisë” nga Viti, si dhe vendi i tretë për shkollën “Safet Rexhepi”- Ballancë.

Kurse kopshti më i mirë që u rendit në vendin e parë është i Ferid Bajramit nga Tërpeza, vendin i dytë kopshtit të Admir Frangut nga Sllatina e Poshtme dhe vendi I tretë për Deli Pajazitin nga Zhitia./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.