FIDANISHTJA

Në Ditën e Europës, Lutfi Haziri falënderon institucionet e BE’së për mbështetjen e madhe për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Ditën e Europës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar institucionet financiare të Bashkimit Europian për mbështetjen e madhe për Gjilanin.

“Meqë jemi në Ditën e Europës më lejoni që në emër të qytetarëve të Gjilanit t’i falënderoj institucionet e europiane për mbështetjen financiare. Ne nuk e shohim si derë dalje përmes të drejtës për liberalizimit të vizave, edhe pse në këtë drejtim na kanë mbetur ‘hak’ në realizimin e kësaj të drejte. Institucionet europiane në Gjilan janë në investime të drejtpërdrejta për rregullimin e jetës së qytetarëve. Ne jemi përfitues të programeve financiare që përmes konkurrencës kemi arritur t’i fitojmë grantet në realizimin e projekteve tona”, ka thënë Haziri, në konferencën për media.

“I falënderoj taksapaguesit europianë për këtë mundësi, sikurse dhe stafin profesional dhe partnerët tanë të cilët kanë arritur për ta konfirmuar besimin për arritje të suksesshme, sidomos të auditimit të brendshëm dhe atij të pavarur, i cili është dokumenti kryesor për përfitime financiare nga institucionet europiane”, ka shtuar ai.

Programet e Gjilanit me institucionet financiare të BE’së janë:

Inkubatori i agro-biznesit – përfitues të drejtpërdrejtë janë qindra të rinj;

Ndërtimi i Muzeut Etnologjik;

Social Hub me fokus rinia dhe IT;

Mobi Casa

Përfitues për disa vite radhazhi i bashkëpunimit ndërkufitar në projektin Gjilan-Kumanovë, që për synim ka rregullimin e shtratit të lumit në Cernicë, rregullimin e muzeut e të Tregut të Gjelbër dhe Tregut të Plaçkave;

Në sektorin e përpunimit të qumështit, perimeve dhe produkte bujqësore, janë realizuar programe të përbashkëta edhe me sektorin privat, siç janë resortet, Planeti, Lura e Maja e Zezë.

Granti për ndërtimin e Impitantit për trajtimin e ujërave të zeza

Rruga Gjilan-Prishtinë e cila është në ndërtim e sipër dhe

Rruga Livoq i Ulët-Kllokot

Ndryshe, të gjitha këto programe që janë realizuar në sektorin publik dhe privat, pa Impiantin dhe rrugën Gjilan-Prishtinë e Livoq i Ulët-Kllokot, kapin koston e mbi 14 milionë euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.