UBT

Në disa fshatra rrugët ishin të bllokuara nga bora

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rexhep Sejdiu ka thënë se banorët e Zhegocit janë detyruar që vet ta hapin rrugën. Rrugët të bllokuara ishin edhe në Sllakoc të Epërmë, Kravaricë e Muçibabë.

Kur është dhënë lajmi nga komuna se të gjitha rrugët janë të hapura në Gjilan, kanë nisur komente e reagim të shumta të enjtën.

Në fakt ka pasur edhe komente pozitive kur komuna dhe kompania kanë reaguar me kohë, siç ishte rasti me fshatin Ponesh, por qindra komente tjera ishin në formë të mllefit se rrugët ende janë të bllokuara.

“Pasi që kompanitë e pastrimit ankohen se nuk kanë mjete të mjaftueshme për pastrimin e borës, ne u detyruam që vet organizohemi për hapjen e rrugë me qindra metra” ka shkruar Rexhep Sejdiu nga Zhegoci.

Eco Higjiena

Banori nga Sllakoci i Epërmë, Ramabaja ka thënë se ky fshat është i bllokuar qe dy ditë, as rrym nuk ka.

Edhe Ferat Sejfiu ka shkruar se Zhegoci është i bllokuar.

Kurse Sabedin Rexhepi duke ju referuar lajmit të komunës ka shkruar:”Mos rreni se në fshatin Kravaricë s`është kanë me pastrue rrugën, ajo ka akull asht rrezik për fshatarët” ka shkruar ky banor.

Edhe Idriz Rexhepi nga Muçibaba ka thënë se rruga është e bllokuar./rajonipress/