Në diasporë dërgohen 50 mijë tekste për nxënësit shqiptarë

Ministria e Diasporës ka dërguar në vendet perëndimore rreth 50 mijë tekste për nxënësit shqiptar të cilët janë të përfshirë në procesin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, transmeton rtk.
Gjithashtu në kuadër të Bibliotekave Kombëtare në vende të ndryshme janë hapur edhe sektorë të veçantë me libra shkollorë dhe nga fusha të ndryshme shkencore./Indeksonline/