Eko Higjiena

Në dialog ndryshojnë vetëm dialoguesit

/ 2 minuta lexim

Kryeministri Isa Mustafa nuk ka dhënë as një sinjal të vetëm se do të udhëheqë një dialog me Serbinë ndryshe nga paraardhësi i tij, Hashim Thaçi.

Shefi i Qeverisë deri më tani as nuk ka prezantuar një program të ri mbi mënyrën se si do t’u qaset bisedimeve me shtetin fqinj, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Fundamenti

Përveç ndërrimit të emrave të cilët do të jenë bartës të dialogut edhe nga të dyja palët, por edhe në Bashkimin Evropian, analistët nuk shohin ndonjë ndryshim të objektivave apo mënyrës si ka rrjedhur ky proces. Sipas tyre, Kosova, por as Serbia nuk do të kenë hapësirë për protagonizëm në raport me Brukselin.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë për “Kohën Ditore” se deri më tani nuk është parë as edhe një veprim nga kryeministri Mustafa dhe bashkëpartiakët e tij mbi mënyrën si e konceptojnë dialogun, përveçse në parim i kanë mbështetur të gjitha ato që kanë dalë nga marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve… (“Koha Ditore”)