Në dhjetë vjetorin e përkujtimit, të profesor Kushtrim Shefki Bajrami

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Thonin se vitet, shërojnë plagë, por, aspak s’po shërojnë, por, vetëm po e thellojnë plagën! Sot, mbushen 10 vite që u nda nga ne profesori i nderuar Kushtrim Shefki Bajrami! Profesori lindi më 20 prill 1979-në Përlepnicë, ndërsa ndërroi jetë me 07 dhjetor 2010 në moshën 31 vjeçare!

Vet emri Kushtrim i dha profesorit gjallërinë e jetesë, i dha kuptim dhe kushtrimin për jetë !

Profesori, shkollën fillore e kreu në vendlindje në Përlepnicë, të mesme në Gjilan, dhe Akademinë e Arteve Muzikore në UP të Prishtinës!

Studimet i filloi në vitin 1998 /1999, dhe i mbaroi në vitin 2001 /2002, ndërsa diplomoi në vitin 2003 ku mori titullin Profesor!

Profesor Kushtrimi, çdo punë e fillonte dhe e mbaronte me pasion, i përpiktë, i sakët në mësime, punë, i përpiktë, edhe detalet i përcillte, transparent i hapur në biseda, por, pa ekuivokë i drejtpërdrejt!

Po si i ri, gjithherë nxitonte thuajse jeta i thonte, ngutu se koha po ikë”, asgjë nuk i linte rastit, apo kohës, për të koha ishte shumë e çmuar !

Profesori Kushtrim, ditarin në dorë e mori për herë të parë si profesor në shkollën e mesme të muzikës në “Çesk Zadeja” të Ferizajit !
Pastaj vazhdoi punën në Gjilan në shkollën e mesme të muzikës!
Por, edhe njëherë kthehet në Ferizaj të punoj në të njëjtën shkollë të mesme të muzikës, në” Çesk Zadeja”!

Si në Ferizaj dhe në Gjilan, ishte shumë aktiv me korin dhe grupet për programet e këtyre shkollave, për festa e raste të ndryshme!

Nga puna e tij dhe aktivitet, profesori kishte mirënjohjeje nga shkolla dhe Kuvendi Komunal i Ferizajit!

Gjatë kësaj kohe Profesori, edhe pse i ri në moshë, filloi të merrej me kompozimin e këngëve për fëmijë dhe të rritur!

Profesori, kishte njohuri të shumta si në aspektin teorik, por edhe në piano ishte një virtuoz dhe punëtor i pa lodhshëm me nxënësit!

Fundamenti

Njëherit, kishte kulturë, edukatë, serioziteti i tij ishte si veti e veçantë, dallohej nga të rinjtë për moshën që e kishte!

Çdo veprim e bënte më pasion! Profesori muzikën e kishte hobi e pasion, por, me kryerjen e Fakultetit e bëri profesion!
Profesor Kushtrimi, rrjedhë nga një familje artistësh, ku babain Shefki e kishte një mësues, tepër të përkushtuar për arsim, mësues i njohur, por edhe për të artin muzikor!

Dy vëllezërit e profesorit Kushtrim, profesor Mustaf Bajrami (Tafa), profesor i klarinetit, dhe profesor Ndriqim Bajrami profesor i pianos, vazhdojnë aty ku e la vëllau i tyre profesor Kushtrimi!

Profesori, u nda nga jeta në moshë shumë të re, por, la pas vete shumë vepra, la pas vete shembull për gjeneratat e reja, la pas vete edhe gjurmë të pashlyera në këtë jetë!
Për punën profesorit, në Ferizaj e Gjilan flitet me respekt nga kolegët ku punoi, por, edhe nga nxënësit ku ligjëroi, ishte shembull për disiplinë e rregull në shkollë!

Ne përlepnicasit kemi dhembje, por, kemi edhe krenari!
Nga të gjitha kuadrot, që i ka Përlepnica, profesor Kushtrimi, është kuadri i parë me titullin Profesor i Artit Muzikor!

Prandaj, familja ka humbur djalin, njashtu edhe shokët, nxënësit e përlepnicasit humbëm një kuadër, një njeri të dashur, por, të gjithë ne kemi edhe krenari për një kuadër të tillë, dhe për një edukator e profesor të veçantë!

Profesori, u nda nga jeta, në kohën kur ne prisnim kontribut më të madh në lëmin e muzikës, prisnim që një ditë të eksplodon talenti dhe këmbëngulësia e tij, prisnim të na gëzoj me rezultate edhe më të mëdha, me hite e këngë të zhanreve të ndryshme!

Por, jeta qenka e këtillë, sot jetojmë me kujtimet për profesor Kushtrimin, jetojmë me veprat e tij!

Kemi pasur fat, që jetuam në kohën kur profesori me ekzekutimin në piano, orkestrës i jepte shpirt dhe na i bënte atmosferën e paparë!

Familjes ngushëllime, miqve, kolegëve, nxënësve dhe bashkëqytetarëve përlepnicas!
Zoti ta ketë shpërblye me parajsë, familjes durimin dhe kujtimin e përjetshëm!
Lavdi jetës e veprës së profesor Kushtrim Shefki Bajrami!. /nuhi nuhiu/rajonipress/