ARKATANA

Në derbi të dobët ndahen pikët

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Java e 12-të e cila solli derbin në mes Dritës dhe Prishtinës, përpos që nuk dha fitues u zhvillua edhe ndeshje e dobët, sulmuesit e dy skuadrave nuk arritën të gjejnë rrjetat kundërshtare.

Në duelin e 40-të, pas luftës në mes Dritës dhe Prishtinës u arrit barazimi i 14-të.

Në praninë e 2,000 shikuesve në stadiumin e qytetit në Gjilan, gjatë 90 minutave u zhvillua duel jo atraktiv pa raste shënimi kryesisht ndeshja u zhvillua në mes të fushës duke mos rrezikuar portat kundërshtare.

Futbollistët e Prishtinës gjatë 90-të minutave asnjëherë nuk kanë rrezikuar portën e portierit të Dritës, Leutrim Rexhepit, i cili sot ishte i papunë.

Skuadra e Dritës arriti ti krijoj vetëm dy raste shënimi dhe atë në pjesën e parë, zhvillohej minuta e 28-të pas tollovisë sulmuesi i Dritës Kastriot Rexha gjuan nga 10 metra por portieri i Prishtinës, Visar Bekaj shpëton portën e tij, duke ja mohuar golin Rexhës.

FIDANISHTJA

Në fund të pjesës së parë në minutën e 45-të, Kastriot Rexha edhe njëherë del në skenë gjuan furishëm Beka mbron shkurtasi topi dëbohet gjer të sulmuesi Astrit Fazliu i cili nga 6 metra gjuan jashtë portës së Prishtinës, duke lëshuar rast ideal të shënon.

Pjesa e dytë kryesisht u zhvillua në mesfushë, të dy skuadrat më tepër kërkonin barazimin qka edhe ndeshja përmbyllet me rezultat të bardh 0-0.

Në fund të ndeshjes tifozët e Dritës “Intelektualët” të pakënaqur me rezultat, kanë thirr në kor trajnerin e tyre Milaim Zuzakun të jep shpjegim për ndeshjen e sotme.

Pas ndeshjes Mirel Josa deklaroi.: “Drita ka skuadër të mirë që dinë të luajë futboll, e ka treguar edhe më përpara, prandaj barazimi ishte me vlerë, në një fushë kundërshtare. Do të shohim të rikuperojmë forcat për ndeshjen me Flamurtarin, sepse luajmë shumë shpejtë dhe kemi lojtarë që nuk janë të gatshëm , janë të lënduar. Do duhej të tregonim më tepër freski në pjesën e parë”.

Kurse, Milaim Zuzaku deklaroi.: “Ishte një lojë jashtëzakonisht e mirë. Në pjesën e parë e kishim iniciativën. Ishim me dy raste konkrete, të Kastriot Rexhës dhe sidomos atë të Astrit Fazliut. Nuk konkretizuam e në pjesën e dytë u desh të ndërrojmë edhe në aspektin e taktikës në lojë për shkak të daljes së Astrit Fazliut. Na kanë munguar Xhevdet Shabani dhe Bujar Shabani e sidomos Xhevdeti, i cili në fazën e sulmit gjithmonë e bënë diferencën. Megjithatë i gëzoj djemtë për këtë angazhim e Prishtinën e përgëzoj për lojën e mirë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.