RCCOLA

Në Debelldeh fillojnë punimet në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të një rruge

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Të enjtën në fshatin malor Debelldeh të Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës me zhavorr nga lagjja “Qerimi” në drejtim të vendit të quajtur Kopilaqë.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët e këtij fshati të cilët e falënderuan atë për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturorë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të investoj në çdo cep të kësaj komune.

Uji Dea

Ai tha se përmes këtyre projekteve infrastrukturore po ju mundësohet qarkullimi më i lehtë i qytetarëve. Përndryshe gjatë ditës se djeshme kanë filluar edhe punimet në rregullimin e rrugës Gjylekar-Stubëll të Poshtme por edhe në rivitializimin e rrugës 10 kilometresh Letnicë-Ramnishtë./rajonipress/