ARKATANA

Në Debëllde policia kontrollon për armë, por konfiskon gjera ushqimore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Debëllde, të Vitisë njësiti policor në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj shqiptarë.

Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar mall të dyshuar (gjëra ushqimore) me prejardhje nga Republika e Maqedonisë pa dokumentacion përkatës në vlerë të përgjithshme prej 1420 euro.

FIDANISHTJA

Malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/