Uji Dea

Në Crevia të Italisë përkrah 45-flamujve të Botës valon edhe ai i Republikës së Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Crevia një qytet bregdetar dhe turistik në regjionin Émilie-Romagne të Italisë,gjatë këtyre ditëve, ka tubuar 45-Federata Sportive të Punëtorëve të Botës.

Një kontingjent prej 24 sportistëve duke llogaritur këtu edhe stafin udhëheqës të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, pardje në mëngjes ka zbarkuar në “ Hotel de Paris” të këtij qyteti.

Kosovarët me suksese evidente edhe në Olimpiadat e mëhershme nuk fshehin optimizmin e tyre që edhe kësaj radhe do t’i arrijnë objektivat e tyre duke u plasuar në njërin prej dy vendeve të para.

Patjetër duhet potencuar që ekipi i futbollit i Federatës së Sporteve të Punëtorëve të Kosovës, në këto gara tri herë radhas është shpallur Kampion bote. Kurse ai i basketbollit njëherë.

Kur kihet parasysh konkurrenca jashtëzakonisht e fortë në këtë Olimpiadë që rreth vetes tubon afër 200 milionë anëtarë të sporteve amatore sukses për t’u vlerësuar është edhe ai i pingpongistëve dhe shahistëve të Kosovës.

Ata në Olimpiadën botërore të organizuar në Varna të Bullgarisë patën zënë vendin e pestë.

Uji Dea

Major, Isak M.Ejupi, zëvendëskryetar i kësaj Federate dhe përzgjedhës i skuadrës së futbollit në kuadër të kësaj shoqate, gjatë një bisede që zhvilluam me te shprehet plot optimizëm duke thënë” se vetëm ndonjë befasi e papritur mund ta ndajë ekipin e Kosovës nga triumfi në këtë Olimpiadë”.

Parashikimet e tij dalin të sakta, ngase para pak çasteve ekipi i tij i shkaktoi disfatë të thellë skuadrës së Italisë, duke e mundur 8 me 1.

Kosova nesër mbrëma në gjysmëfinale luanë kundër Portugalisë. Z.Ejupi atmosferën brenda kësaj Federate e përshkruan si vend ku mbretëron harmonia dhe serioziteti në punë.

Ai disa prej sukseseve të arritura ia atribuon zotit Ismail Sadiku, kryetar i kësaj Federate.

Falë punës së tij plot zell e përkushtim thotë Ejupi, të gjithë jemi ndjerë si anëtarë të një familje që kultivon punën dhe respektin e ndërsjellë.

Në këtë ngjarje të madhe sportive ku të pranishëm janë 5 mijë (pesëmijë)sportistë e që njihet si Olimpiada e Konfederatave Sportive të Punëtorëve të Botës, rezultat të lakmueshëm shpresojmë se do të nxjerrë edhe skuadra e basketbollistëve të Kosovës e drejtuar nga z. Shpend Maxhera, punëtor i dalluar sportiv dhe sipërmarrës i suksesshëm./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.