Eko Higjiena

Në cilën moshë mund të fillojë të përdor kompjuterin fëmija?

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Fëmijët mund të fillojnë të përdorin kompjuter qysh në moshë shumë të hershme, por me disa rregulla të caktuara.
Nxit kreativitetin dhe imagjinatën, rrit aftësinë e kujtesës, zhvillon shkathtësinë e përdorimit dhe ndjenjën e logjikës. Shkurt, kompjuteri ndihmon fëmijët për t’u rritur.

Nëse i jepni rast fëmija me dy vjet do të fillojë të bazat e shkakut dhe pasojës, dhe që duhet të jetë i njdeshëm me tastierën dhe miun. Megjithatë me këtë moshë megjithatënuk duhet të prisni për së tepërmi. Për ata do të jetë vetëm një lojë dhe hulumtim i rastësishëm, meqenëse ende nuk kanë aftësi aq të zhvilluara motorike për ta përdorur miun.

Në moshën prej 4 ose 5 vjetësh, fëmija juaj do të jetë ngadal i gatshëm të përdor programe me tregime, lojëra të thjeshta dhe detyrat të cilat duhet t’i zgjidhë. Kjo është koha kur ai ngadalë mund të mësoj se sit ë përdor miun dhe tastierën. Me programet përkatëse ata më lehtë mund t’i njohin ngjyrat, format, shkronjat dhe numrat. Ata mund të ushtrojnë grupimin dhe klasifikimin. Kjo është koha më e mirë kur mund të filloni me muzikë dhe programet artistike.

Do të thotë kompjuteri lirisht mund të qëndroj në dhomën e fëmijëve, por me disa masa të caktuara paraprake. Para së gjithash, prindërit duhet ta ndihmojnë fëmijën në hapat e parë, ta udhëzojmë dhe t’I japin shpjegimet e duhura. Prandaj është e rëndësishme t’u ofrojnë programet e duhura. Përpiquni që këto të jenë lojëra që zhvillojnë aftësinë e fëmijës, imagjinatën dhe kreativitetin.

Fundamenti

Për shembull, lojërat tek të cilat menaxhohet me lëvizje relativisht komplekse të ndonjë karakteri, automobile, anije ose ngjashëm zhvillojnë aftësinë e të kuptuarit të marrëdhënieve hapësinore. Për fëmijët e vegjël interesant do të jetë edhe vizatimi me dorë të lirë, si dhe mësimin e ngjyrave.

Shumë të dobishme janë edhe lojërat në të cilat ndërtohet ap konstruktohet diçka. Te loja e cila përbëhet nga zgjedhja e enigmave zhvillohet aftësia e zgjedhjes së problemit dhe fleksibiliteti I mendimit. Lojërat agresive, me shumë armë dhe gjak duhen të shmangen sepse mund t’I kontribuojnë zhvillimit të agresivitetit.

Përveç përmbajtjes së lojërave e rëndësishme është sasia e kohës të cilën e kalon fëmija duke luajtur në kompjuter. Nëse keshtu e kalon shumicën e kohës së lirë mund të zhvilloj varësi nga lojërat. Por edhe kur në shkollë ose kurse fillon të mbledhë përvojat e para serioze në dhe për kompjuterin dhe për shembull konstatohet që ka rezultate mbi mesataren në atë fushë, nuk është mirë që qëndrimi pranë kompjuterit të bëhet aktiviteti I tij I vetëm. Fëmija kështu e huq shoqërimin me moshatrar, izolohet dhe distancohet çka mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tij social. Prandaj nxiteni në aktivitete tjera të ndryshme që kur ëshrë i vogël, për shembull sporte, të cilat mundësojnë shoqërimin me fëmijët tjerë.

Prandaj, nëse fëmija juaj tregon interesim për kompjuterin, dhe keni mundësi që t’ia blini, mos u hamendni. Por kujtohui që pasi e keni ulur një here djalin apo vajzën para ekranit, misioni juaj prindëror rreth “krejt gjërave me kompjuterin” nuk ka përfunduar./Femina/