RCCOLA

Në cilën hapësirë në Gjilan ndodhej pazari i drithit “Lama e Miellit”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Hapësira, e cila kohë më parë njihej si “Lama e Miellit”, ishte hapësira e dikurshme e “Sarajit” dhe “Konakut të Pashës”, të familjes Gjinolli.

Aty, deri në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, ishte edhe tregu i gjelbër me pjacat e mbuluara për shitjen e produkteve bujqësore – bulmetit. Tani në atë vend ndodhet vetëshërbimi i madh në qendër të qytetit.

Uji Dea

Vlen të shtojmë se pas rrënimit të “Konakut të Pashës”, në atë hapësirë, më 1951, janë ekspozuar trupat e pajetë të patriotëve Hasan Ali Remniku, Agush Haziri – Bresalci me të shoqen Qibrijen dhe Mustafë Hetë Koka me të shoqen Rabijen (shtatzënë), të cilët pati rastin t`i shihte edhe autori i këtyre rreshtave, si fëmijë i moshës 6 vjeçare (Aliriza Selmani – autori).

Skenarët e tillë të ekspozimit të pajetë, të likuiduar nga pushteti komunist, pati dhe në qendër të qytetit, si dhe gjetiu në viset shqiptare, që kishin për qëllim futjen e frikës te popullata shqiptare thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/