Në Cërrnicë gjendet një shqiptarë pa shenja jete

Gjilan – Në fshatin Cërnicë të Gjilanit raportohet se viktima mashkull shqiptar është gjetur pa shenja jete ndërsa në trupin e tij në kokë është vërejtur një plagë dhe afër tij një armë zjarri – revole me një karikator me një fishek e kalibrit 7.62 mm njoftoj policia e Kosovës. Burimet tona mësojnë se fjala është për Gani Sylejmanin (1967) derisa dyshohet se fjala është për vetëvrasje.
Sipas policisë arma është konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./rajonipress/