Uji Dea

Në Cernicë të Gjilanit, gjashtë rrugë në prag të asfaltimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Cernicë të Gjilanit janë duke u përgatitur për t’u asfaltuar gjashtë rrugë në fshat dhe një tjetër që e lidhë me fshatin Livoç të Ulët.

I kënaqur me këto investime të Komunës është shprehur të jetë kryetari Lutfi Haziri. Ai ka thënë se fshati i heroit Ramiz Cernica meriton të ketë kujdesin e shtetit, për t’ua bërë jetën e dinjitetshme banorëve.

“Programi i katërshes së madhe të infrastrukturës, ku hyjnë rrugët, kanalizimet, ujësjellësi e ndriçimi, po vazhdon të implementohet me sukses edhe në fshatin e heroit Ramiz Cernica. Janë duke u përgatitur për t’u asfaltuar pesë rrugë brenda fshatit Cernicë dhe një tjetër që e lidhë me Livoçin e Ulët. Ndërsa, në fazën e dytë do ta asfaltojmë rrugën kryesore që çon në fshat, kanalizimin dhe ujësjellësin”, ka thënë kryetari Haziri.

Uji Dea

Nga ana e tij, Fatlum Mehmeti, kryetar i këshillit të fshatit Cernicë, ka shprehur fjalë falënderimi për Komunën, përkatësisht për kryetarin Haziri për kontributin në implementimin e këtyre projekteve, duke thënë se me projektin e rrugës që e lidhë këtë fshat me Livoçin e Ulët, i ka ofruar banorët më afër qytetit.

Përveç projekteve të sipërpërmendura, Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me klubin e rotarianëve “Gjilani”, e ka ndërtuar kanalizimin për shkollën “Ramiz Cernica”, ndërkaq është duke punuar në zgjerimin e dy urave. /rajonipress/