HW

Në buxhetin e planifikuar 5 milionësh për investime kapitale, Komuna i fshehë përfituesit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe ai pak buxhet Ii planifikuar për shpenzime kapitale, prej 5 milion e 82 mijë euro (19,92%, nga buxheti i përgjithshëm prej 25 milion e gjysmë i planifikuar i Komunës së Gjilanit për vitin fiskal 2019), prapë nuk dihen përfituesit e këtyre investimeve ka thënë Shefik Surdulli këshilltar komunal i PDK-së.

Në propozim – buxhetin e Komunës për vitin fiskal 2019, i cili, në seancën e djeshme të KK në Gjilan, u kundërshtua dhe si i tillë nuk u votua nga opozita (përjashto NISMA-n!), Komuna kishte ofruar një draft-buxhet, pa i specifikuar përfituesit, pothuajse askund. Ta zëmë, për asfaltim të rrugëve në qytet dhe fshatra, janë planifikuar 410 mijë euro, pa dhënë informacion se cilat rrugë do të asfaltohen dhe në cilat lokalitete. Kështu është edhe me planifikimin buxhetor, që Komuna nuk e bënë të ditur destinimin e këtij buxheti, si: në shërbime publike, infrastrukturë dhe banim (të planifikuara 1,870,000 €); në rregullimin e infrastrukturës nëntoksore (300,000 €), etj.

Mobi Casa

Në këtë projekt – buxhet, komuna ka paraparë edhe 350,000.00 € për sanimin e rrugëve, trotuareve në qytet dhe fshatra, pa dhënë asnjë informatë, edhe këtu, se për cilat rrugë në qytet dhe në cilat fshatra është ky destinim. Pra, komunës së Gjilanit më shumë po i kushton eleminimi i plasaritjeve dhe degradimit të rrugëve të asfaltuara, si pasojë e cilësisë mjaftë të dobët të punës, se sa vet kostoja e projekteve investive.

Përkundër kësaj, Komuna prapë është kujdesur që edhe kësaj herë të mos i lë keq “mbikëqyrësit” për zbatimin e këtyre projekteve . Për këtë ajo ka planifikuar jo më pak se 100,000.00 €. Prandaj, edhe për këtë ngrita shqetësimin tim në séance e djeshme se, cili na qenkash roli i mbikëqyrësit, pse paguhen ata, kur menjëherë pas përfundimit të asfaltimit të rrugëve, ato plasariten dhe bëhen për intervenim – arnim të domosdoshëm, bëhen “për ilaç”!? Prandaj, me të drejtë konstatojmë për një papërgjegjësi të skajshme të këtij pushteti edhe në menaxhimin e investimeve ka shkruar Shefik Surdulli këshilltar komunal, nga PDK Gjilan/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.