Në burg “ushtarët” e ISIS-it dhe Al-Nusra-s
Të dielën lajm kryesor nëpër media ishte se një shqiptar i Kosovës u vra në luftën e Sirisë. Djali nga Velekinca e Gjilanit quhej Patriot dhe kishte vetëm 18 vjeç. Në fotot e tij ai shihet me rroba ushtarake dhe me mjekër të gjatë. Por në fytyrë vërehet se është shumë i ri. Familja e tij ka hapur të pame ndonëse trupi i Patriotit kurrë nuk do të prehet në varrezat e vendlindjes.
Atje në tokën siriane po prehen edhe trupat e 15 shqiptarëve të Kosovës që janë vrarë gjatë kësaj lufte të përgjakshme. Por ka edhe të gjallë atje. Njëri ndër ta është edhe Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku. Ky 25-vjeçar para disa ditësh tmerroi të gjithë duke publikuar një foto të tijën duke ia prerë kokën një personi tjetër. Këto raste kanë shqetësuar edhe institucionet e sigurisë në vend. Prandaj këto shqetësime dhanë edhe rezultatet e para.
Mes të dielës dhe të hënës në tërë rajonin e Kosovës njësitë speciale të Policisë arrestuan 40 persona si të dyshuar për terrorizëm. Ata dyshohen se kanë lidhje me grupet terroriste por edhe dyshohen se kanë rekrutuar të rinj për në Siri. Këtë aksion antiterror të policisë e kanë përshëndetur të gjithë, duke filluar nga presidentja, kryeministri e edhe nga shtetet e Quintit të akredituar në Kosovë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Fatos Rexhepi nga Lëvizja ‘Bashkohu’ e Fuad Ramiqit…(Tribuna).


