FITORJA

Në Bujanoc, vazhdojnë mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nga Refik Hasani – Pankarta me mbishkrimin ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc, jo që kanë marr hov dhe janë krijuar si dukuri në rritje, por janë shndërruar në përditshmëri.

Brenda një jave pas mbajtjes së protestës gjithë popullore, ku më datën 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për IDENTITET dhe DINJITET, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në këtë protestë, morën pjesë gjithë subjektet politike që veprojnë në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por edhe Shoqata dhe nga familjarët e dëshmorëve, si dhe nga Organizata e veteranëve të ish, UÇPMB-së, që pati një masivitet, dhe ishte një harmonizim dhe koordinimin i të gjithëve KUNDËR pasivizimit, përmes pastrimit Etnik-diskriminimit.

Brenda një jave janë shkruar pankarta me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve”dhe “Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.

Këto mbishkrime po manifestojnë një Gjuhë të urrejtjes, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, por janë mbishkrime të urrejtjes kundër gjithë neve shqiptarëve.

Mobi Casa

Meqë mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve, nuk kemi vetëm në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por kemi gjithandej Serbisë.

Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve.

Kur fyhet një POPULL i tërë, kur krijohet urrejtje ndaj një POPULLI të tërë, do të duhej të reagon në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë, në këtë rast përfaqësuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, do të duhej së paku të kërkojnë ndriçimin e rastit.

Posaçërisht Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënie diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, do të duhej dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi kemi mbishkrime të shpeshta gjithandej Serbisë ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj neve shqiptarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.