ARKATANA

Në Bruksel do të shqyrtohet marrëveshja për sistemin e drejtësisë në veri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Takimi i radhës ndërmjet zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, i aranzhuar për datën 9 shkurt të këtij viti, do të zhvillohet në nivel të kryeministrave dhe ministrave të jashtëm dhe në agjendë do të jetë arritja e ujdisë për sistemin e drejtësisë që do të instalohet në veri të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se bashkë me të në takim do të jetë kryeministri Isa Mustafa, ndërsa në anën tjetër të tavolinës do të jenë të ulur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, me ç’rast në zyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, do të përpiqen që të përmbyllin marrëveshjen për gjyqësorin në pjesën veriore të Kosovës.

Mobi Casa

“Takimi i datës 9 shkurt mund të them se do të jetë një fillim i ri, një kapitull i ri, në veçanti për përmbylljen e marrëveshjes që është finalizuar sa i përket sistemit të drejtësisë”, ka thënë Thaçi gjatë një konference shtypi. Sipas tij, marrëveshja për gjyqësorin është jetike, në mënyrë që të funksionojë rendi dhe ligji edhe në veri të Kosovës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.