UBT

Në Bresalc të Gjilanit përurohet ferma e dhive me kapacitet prej 160 krerësh

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në Bresalc të Gjilanit është përuruar sot ferma e dhive, e cila ka kapacitet prej 160 krerësh. Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas prerjes së shiritit, ka përgëzuar pronarin Avni Syla për këtë sukses, ndërsa tha se kjo fermë është shembulli më i mirë i punës.

“Ju uroj për këtë sukses pronarëve dhe të gjithë atyre që kanë qenë në angazhuar në zhvillimin e kësaj ferme, e cila është bazë e zhvillimit lokal ekonomik, agrobiznesit dhe zhvillimit të familjeve bujqësore. Definitivisht, më gëzon fakti i zhvillimit të kësaj ferme, e cila është shembulli më i mirë se si duhet të punojmë. Gëzuar!”, tha Haziri.

Me këtë rast, kryetari Haziri e ka dhënë lajmin e gëzueshëm për pronarët, për fillimin e ndërtimit të rrugës që çon në këtë fermë, për operimin sa më të suksesshëm.

Ndërkaq, pronari i kësaj ferme, Avni Syla, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit për mbështetjen, sikurse Ministrinë e Bujqësisë për operim të suksesshëm të fermës së tij.

Uji Dea

Duke qenë se vëllai i tij, bashkatdhetar nga Zvicra, ka financuar në këtë fermë, Syla ka ftuar edhe bashkatdhetarët tjerë që të investojnë në Gjilan sepse në këtë mënyrë ndikojnë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Përndryshe, kjo fermë posedon makinën mjelëse, ndër më moderne, e cila garanton cilësi të lartë të qumështit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.