RCCOLA

Në Bresalc sulmohet zyrtari i KEDS-it, në Ranillug shqiptari kërcënon me sëpatë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Bresalc të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët e KEDS-it meshkuj shqiptar pasi të njëjtit ia kishin ç`kyçë energjinë elektrike njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë i dyshuari i kishte detyruar t’ia kyçin rrymën përsëri. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit.

UBT

Në Ranillug ndërkaq i dyshuari mashkull shqiptar ka filluar t`i ofendoje me fjalë dy personat meshkuj shqiptar dhe pastaj i ka kërcënuar me sëpatë si dhe duke prerë një gyp izolimit kabull e rrymës.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./rajonipress/