RCCOLA

Në Bresalc sërish hasen në mjete të pashpërthyera, bëhet apel për kujdes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Eron Syla nga lagjeja Syla e Bresalcit ka bërë apel tek të gjithë që të kenë kujdes sepse gjatë tri ditëve të fundit në këtë lokalitet janë gjetur dhjetëra bomba të pashpërthyera.

Hidromorava

Eron Syla thotë se me datën 11.11.2021 kemi hasur në vend duke punuar rrugën në bomba, ku ditën e parë FSK dhe KFOR-i kanë shpërthyer 42 bomba, ndërsa me 12.11.2021 përsëri kanë kontrolluar KFOR-i ku kanë shpërthye edhe 22 bomba ndërsa sot me datën 13.11.2021 kemi hasur me një numër më të madh bombash, ku në vend ngjarje janë të pranishëm policia, KFOR-i dhe FSK-ja ka njoftuar Syla./rajonipress/