Në Bresalc aksidentohen dy vetura, vozitësit pësojnë lëndime trupore
Gjilan – Në fshatin Bresalc të Gjilanit raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile.
Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën “Opel” duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe ndeshet me veturën tjetër që drejtohej nga viktima mashkull serb.
Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


