Mobi Casa

Në Bostan të Artanës diskutohet për gjithëpërfshirjen sociale në arsim

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në shkollën e Mesme Ekonomike në Bostan të Artanës u bë prezantimi i projektit “Gjithëpërfshirja sociale në arsimin dhe aftësimin profesional”.

Në këtë prezantim morën pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, Kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti, Drejtori i Arsimit dhe Kulturës Adem Abazi, Përfaqësues i Projektit Kulturë Kontakt nga Austria, Michael Konig si dhe Profesor dhe nxënës të kësaj shkolle.

Drejtori i Shkollës së Mesme Ekonomike në Bostan Sami Bunjaku theksoi se tema e këtij prezantimi është “Gjithëpërfshirja sociale në arsimin dhe aftësimin profesional” ku me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Kulturë Kontakt nga Austria kemi arritur që ta përfundojmë këtë projekt përmes pyetësorëve të cilën kanë qenë të dedikuar për nxënësit e kësaj shkolle,dhe pjesë e grupit punues kanë qenë mësimdhënësit të cilët janë trajnuar Liridon Avdullahu, Flora Canolli, Albert Mustafa, Shpresa Korbi, me përkrahjen nga ekipi i KK Elizabeth Gowing, Aurélie Viard, dhe Berat Brestovci.

Michael Konig Përfaqësues i Projektit Kulturë Kontakt nga Austria theksoi se ne kemi filluar këtë projektin bashkëpunim me Ministrin e Arsimit për gjithëpërfshirjet sociale që të kemi qasje të barabartë në mësim, dhe pjesë e parë e këtij projekti ka qenë anketimi i nxënësve nëpërmjet metodave të ndryshme ku gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit kanë qenë pjesë e këtij projekti dhe sot jemi këtu për t`i parë rezultatet e hulumtimit dhe të shohim se çka mundë të bëjmë ne në vitet e ardhshme në bazë të rezultateve të këtij hulumtimi theksoi Koing.

GRANDEMALL

Profesorët Liridon Avdullahu dhe Albert Mustafa bërën prezantimin e anketimit dhe hulumtimit të këtij projekti ku theksuan se temat e këtyre pyetësorëve ishin të fokusuara në 6 komponentë të zgjedhura për të vlerësuar procesin e gjithëpërfshirjes nxënës nga grupe minoritare, me vështirësi në të mësuar, me nevoja të veçanta fizike, me prejardhje të vështirë socio-ekonomike, barazia gjinore, mësimdhënia e veçuar, dhe metoda të ndryshme janë përdorur për të grumbulluar të dhëna kualitative dhe kuantitative, besueshmëria dhe objektiviteti, po ashtu janë bërë dhe31 pyetësorë për nxënës, intervista me 4 nxënës, 7 mësimdhënës, Grup fokusi me 4 prindër etj.

Ndërsa Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri theksoi se për mua është kënaqësi që jam sot në mesin e juaj ku po behët ky prezantim dhe ne vazhdimisht mundohemi që ta zhvillojmë këtë shkollë, ta ngrisim në mënyrë që çdo herë të jetë në nivele më të mira, dhe më vjen mirë shumë që keni filluar me aktivitete të ndryshme dhe që keni treguar njohuri gjatë përgjigjeve të këtij anketimi ku përkrahje nga Komuna do të keni çdo herë në mënyrë që kjo shkollë ta ketë nivelin e duhur dhe kushtet e plotësuara për ta vijuar mësimin u shpreh Ymeri.

Drejtori i Arsimit dhe Kulturës Adem Abazi ka mbështetur këtë projekt dhe shprehet i kënaqur me rezultatet e nxënësve të kësaj shkolle./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.