Mobi Casa

Në “Bondsteel” vjen “Brigada vetëtimë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Koloneli David Woods prej tash ka marrë drejtimin e komandës së Grupit Shumëkombësh të Betejës Lindje. Ceremonia e ndërrimit të kontigjentit ushtarak nga KFOR-i 16 në KFOR-in 17 është zhvilluar në Kampin ushtarak “Bondsteel”.

Komandanti i forcave të KFOR-it, gjenerali Volker Halbauer ka vlerësuar punën e paraardhësve të Woods derisa ka thënë se brigada 525 e njohur si “Brigada vetëtimë” është kombinim mes inteligjencës ushtarake, kalorësisë dhe një mori fushash për mbikëqyrje.

“Ju dhe ushtarët tuaj i takoni një njësie me një trashëgimi të madhe për zbarkime luftarake. Megjithëse disa nga zbarkimet e fundit i keni pasur në Afganistan dhe Irak, misioni këtu në KFOR është paksa më ndryshe dhe është një sfidë e veçantë për të kaluar në mision paqeruajtës. Misioni ynë këtu është që të ofrojmë një ambient të qetë dhe të ofrojmë liri të lëvizjes në Kosovë dhe ju keni përgatitur veten dhe ushtarët tuaj për këtë mision sfidues paqeruajtës”, ka thënë Halbauer.

Mobi Casa

Ndërkohë koloneli Woods ka premtuar angazhim për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Siguria vjen në radhë të parë nga njerëzit e Kosovës. Kjo është vizita ime e parë dhe unë pashë një shpirt të veçantë të njerëzve, dëshirë e të cilëve është të jetojnë në një mjedis të sigurt”, ka thënë koloneli Woods.

Në kampin “Bondsteell” pas dhjetë vitesh rikthehen njësitë e komponentës aktive të forcave të armatosura amerikane. Grupin shumëkombësh të betejës përveç ushtarëve amerikanë e përbëjnë edhe njësite ushtarake franceze, armene, marokene, polake, turke dhe gjermane. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.