Fundamenti

Në Bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është vendosur të mërkurën pllaka e klubit së lexuesve me emrin e Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në fillim të pandemisë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se kjo është me e pakta që mund ta bëjnë si Komunë për ta nderuar emrin e tij.

“Sot nderohet Biblioteka e Gjilanit dhe klubi i lexuesve. Agoni do të mbetet gjithmonë në mendje dhe në zemrat tona. Ai e humbi jetën gjatë kohës së pandemisë dhe ka qenë dhimbje për të gjithë ne. Tash e tutje ky klub do ta bart emrin dhe një engjëlli që sot nuk jeton me ne dhe do ta kujtojmë për jetë e mot”, tha Ismajli.

ARKATANA

Babai i të ndjerit Agon Musliu, Naimi, e ka falënderuar kryetarin e Haziri për përkujdesjen dhe nderin që ia ka bërë familjes Musliu me rastin e vendosjes së kësaj pllake.

“Le të shërbej kjo pllakë si rreze dielli, si gur për rininë dhe për të ardhmen për cdo të ri shqiptar anë e kënd botës”, tha Musliu.

Përndryshe, i ndjeri Agon Musliu ishte njëri nga lexuesit më të pasionuar të Bibliotekës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.