Në Berivojcë të Kamenicës policia konfiskon marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
Kamenicë – Në fshatin Berivojcë të Kamenicës në një pikë kontrolli janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj shqiptar dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 302 gram.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


