Eko Higjiena

Në Beograd, paralele mes veriut dhe Krimesë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Barrikada “Parku i Paqes” e ndërtuar mbi urën kryesore të lumit Ibër nga lidershipi i Mitrovicës veriore dhe Qeveria e Serbisë, po krijon një rrethanë të re politike që e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e kësaj pjese. Në Beograd, po shtohen mbështetës të ideve për dhënien e dimensionit gjeopolitik rastit të aneksimit të Krimesë dhe veriut të Kosovës.

Prania e Qeverisë së Serbisë në vendosjen e parkut ndarës mes jugut dhe veriut të Mitrovicës, parqet një rast më të rëndë sesa veprimi i qytetarëve lokalë serbë të veriut, kur në korrik të vitit 2011 kishin vendosur barrikadën me rërë e gurë. Kjo barrikada e fundit, për syrin e njeriut mbase mund të duket më e bukur e stilistike, por për nga dimensioni politik ajo paraqet një vepër të Qeverisë së Serbisë, që për Prishtinën do të nënkuptonte një mesazh për riaktivizimin e ambicieve kaherë të theksuara serbe për aneksimin e kësaj pjese të Kosovës.

UBT

Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, rikujton se nga liderë të caktuar serbë shpesh janë dëgjuar ide për krahasimin e Krimesë me veriun e Kosovës. Ide të tilla, ai ka dëgjuar edhe nga presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri i dikurshëm dhe tani ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, kurse nuk ka dëgjuar ndonjëherë që për këtë krahasim të flasë edhe kryeministri aktual Aleksandar Vuçiq…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.