Në Beguncë të Vitisë arrestohet një qytetar për kanosje

Viti – Në fshatin Beguncë, të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me armë viktimën mashkull shqiptar.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 12 fishekë të kalibrit 12 mm dhe një këllëf i armës.
I dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/