Në Artanë parandalohen dukuritë negative fal bashkëpunimit të policisë me qytetarët
Gjilan – Të premtën është mbajtur takimi i Komitetit Lokal Për Siguri Publike (KLSP) në Novobërdë. Në takim u diskutua për çështje të sigurisë në nivel lokal. Krahas anëtarëve të rregullt, morri pjesë edhe komandanti i stacionit policor në Novobërdë, me ç’rast falënderoi për punën dhe bashkëpunimin drejt realizimit të parandalimit të dukurive negative në rajon, si dhe duke i njoftuar të pranishmit lidhur me aktivitetet e përditshme të policisë dhe rezultatet e arritura gjatë sezonës së verës.
Për më shumë, komandanti vlerësoj situatën e sigurisë në rajon si të qetë pa ndonjë incident që do të cenonte rendin dhe sigurinë publike.
Anëtarët e KLSP-së diskutuan për projektet e mundshme me qëllim të ofrimit sa më të mirë të sigurisë për banorët e kësaj komune, në veçanti duke u fokusuar në sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, të cilat do të i adresohen institucioneve përkatëse./rajonipress/