Mobi Casa

Në Artanë arrestohet i kërkuari nga Gjykata, në Gjilan arrestime për drogë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Llabjan të Novobërdës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit njoftoj Policia e Kosovës.

Kurse në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substancë narkotike të llojit “marihuanë”.

RCCOLA

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj Policia e Kosovës./rajonipress/