UBT

Në Anamoravë konfiskohen aparate që shfrytëzohen për lojëra të fatit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike së bashku me njësitet e Doganës dhe Inspektoret Tatimor, në Regjionin e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë kanë implementuar planin Operativ tre ditor ku kanë kontrolluar 67 subjekte ekonomike-lojëra të fatit me ç’rast kanë konfiskuar 173 aparate që shfrytëzohen për lojëra të fatit njoftoj policia e Kosovës.

UBT

Sipas policisë në këtë aksion janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, fletore me shënime , libra të bastoreve, si dhe tiketa të lojës KENO, si dhe janë shqiptuar shtatë (7) gjoba nga ATK-ja dhe janë mbyllur katër (4)lokale të pa licencuara./rajonipress/