Në Anamoravë, ikja e të rinjve shqetësuese

Gjilan – Shumë të rinj nga Anamorava në mungesë të perspektives po e braktisin vendin. Është shqetësuese kjo ikje kaq e madhe thotë Ymeri, prind nga Gjilani, të cilit djali i ka shkuar në Gjenevë, para pak ditësh. Ishte kamarier dhe tretmani nuk ishte i mirë, iku brenda natës shprehet ai.

Ikja e të rinjve po edhe braktisja e vendit nga shumë shtresa e kategori është shumë shqetësuese. “Mos i trego askujt se nesër ika” tregon rrëfimin prindi Ymeri, derisa djali i tij kamerier kishte ikur nga Gjilani në drejtim të Gjenevës. “Nuk qëndroi dhe s`kisha mundësi ta ndalja, se nuk kisha dëshirë të përfundonte kështu. As vet se di qysh ka shkuar dhe kush e ka ftuar, veç e di që nuk i pëlqente puna, e as tretmani si kamerier” shprehet Ymeri.

Sabiti gjithashtu një prind ngas Vitia thotë se rinia nuk po ka asnjë motiv me qëndrua. “Kjo Qeveri po bënë eksperimente me popullin dhe nuk po investon as në infrastrukturë e as në rrugë. Djali më ka punuar në një kompani ndërtimi, po punë nuk kishte dhe u zhgënye. Iku sa qel e mbyll sytë” shprehet ai.

Miloti i cili ende punon në një kompani të dyerve e dritareve në Gjilan thotë se veç me “trup” është në Gjilan.”Asnjë minutë nuk rri këtu, veç po e pres lidhjen për të dalur në perëndim. Këtu pronarët janë të tmerrshëm dhe me pas mundësi ta nxjerrin shpirtin kurse hakun nuk ta japin. Më mirë po dal në derë të huaj, e po rehatohem përgjithmonë” shprehet ai./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS