Fundamenti

Në Anamoravë dominuese vjedhja e shërbimeve, vjedhjet e rënda dhe vjedhjet e pyellit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person. Gjithashtu me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Fundamenti
  1. Prokuroria Themelore në Gjilan:
    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
    Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17)personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale, “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”./rajonipress/