UBT

Në Amerikë përurohet monografia “30 vjet në shërbim të kombit” të Shoqatës Medvegja

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shoqata humanitare “Medvegja”, me seli në Valis të Zvicrës, promovoi të dielën në New York monografinë “30 vjet në shërbim te kombit”, me autorë Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi.

Libri është përmbledhje e aktiviteteve dhe kontributit qe kjo shoqate ka dhënë për çështjen shqiptare në përgjithësi, në veçanti para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Kjo monografi përmbledh te gjitha aktivitetet e shoqatës për çështjen e Kosovës, avancimin dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, dhe në përgjithësi për çështjen kombëtare.

Qëllimi i kryesisë së kësaj shoqate, e cila po qëndron në New York, nuk është vetëm promovimi i kësaj monografie, por edhe lobimi për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” e ka quajtur këtë libër si në pasaportë

Fundamenti

“Libri ehte një pasaportë për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë në avancimin dhe mbrojtjen e çështjeve shqiptare, dhe kjo do t’i mbetet te rinjve dhe fëmijëve tanë që të njihen me punën e baballarëve te tyre, që ata të mos e harrojnë kontributin e tyre dhe gjuhën shqipe”, tha Neziri.

Ai kërkoi nga shqiptaret e Amebikes, shoqata Vatra dhe shoqatat tjera në Amerikë që tash t’u ndihmohet shqiptarëve të Luginës, në veçanti atyre të Medvegjës, sepse siç tha, Medvegja është e rrezikuar të asimilohet si Çamëria.

“Na ndihmoni qysh ta shpëtojmë Medvegjën. Na tregoni mënyra si ta shpëtojmë Medvegjën që të mos bëhet si Çamëria. Jo vetëm Medvegjës, por gjithë Luginës. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej institucioneve të Kosovës që të na ndihmojnë. Besoj që të gjithë së bashku do t’i qojmë proceset përpara”.

Në anën tjetër kryetari i shoqatës “Vatra” Gjon Buqaj tha se shoqata që ai udhëheqë e ka për obligim që ta ndihmojë këtë promovim dhe punën e shoqatës Medvegja, në mënyrë që puna e tyre të jehojë deri në skutat më të larta jo vetëm të Medvegjës dhe Luginës, por edhe të çdo shtëpie shqiptare kudo në trevat shqiptare. “Vatra do të jetë e pakursyer në bashkëpunimin me ju”, tha Buqaj.

Ky aktivitet është mbështetur nga shoqata më e vjetër shqiptare në Amerikë, “Vatra”. Promovimi u bë në Kolegjin universitar “Monroe College” në Bronx./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.