Uji Dea

Në aktakuzat e fundit dominojnë veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje”, “Kanosja dhe “Ngacmimi”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, derisa me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Hidromorava

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/