Eko Higjiena

Në aksionin e madh humanitar ndihmon mbi 520 familje vitiase

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, dhe në mbështetje të mërgatës, bizneseve, Institucioneve, shoqatave dhe organizatave humanitare, bashkësitë fetare dhe grupe të tjera si dhe njerëz të vullnetit të mirë, në qendër të qytetit të Vitisë në aksionin e madh humanitar sot janë ndihmuar mbi 520 familje të kësaj komune. Këto ndihma i kanë pranuar shumë qytetarë në nevojë pa dallime ku janë ndihmuar edhe pjesëtarë të komiteteve pakicë. Në ndihmë humanitar kryesisht janë përfshirë gjëra ushqimore si miell, vaj, sheqer, kripë etj. Po ashtu janë shpërndarë edhe dhurata për fëmijtë.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në hapje të këtij aksioni humanitar ndër tjerash tha se kjo iniciativë në çdo fund vit organizohet bashkërisht me mërgatën, organizatat, bashkësitë fetare etj. “Sot jemi këtu që bashkërisht pa dallime të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë. Për herë të parë vitin e shkuar ka filluar ky aksion në përmasa që është ndër aksionet humanitare më të mëdha në nivel të Kosovës, si dhe për herë të parë kemi harmonizuar listat më të gjithë ata që kanë nevojë” u shpreh Haliti.

Ai për këto ndihma i ka falënderuar të gjithë vullnet mirë, donatorë, afarist të cilët kanë kontribuar në këtë aksion duke bërë me ditur se ky aksion do të jetë tradicional.

ARKATANA

Ndërkaq Halit Alidema, koordinator i trupit koordinues të këtij aksion që njëherit është edhe koordinator regjional i shoqatës humanitare “Nëna Terezë ” për regjionin e Gjilanit tha se nga aksioni i njëjtë vitin e shkuar janë ndihmuar mbi 490 familje duke potencuar se ky numër sivjet kalon mbi 520 sosh. “Sivjet numri i familje që do të pranojnë ndihmë humanitare gjatë këtij aksioni është më i madh konkretisht, mbi 520 familje dhe kjo u bë e mundur fal ndihmës së mërgimtarëve, komunës, Emi Center por edhe bizneset dhe individë të ndryshëm pasi që është e pamundur të përmendi të gjithë ata që kanë ndihmuar” u shpreh Haliti.

Ai ndër tjerash falënderoj kryetarin Haliti për iniciativën për të organizuar këtë aksion humanitar duke theksuar se ky është viti i dytë që po realizohet një gjë e tillë në Viti.

Gjatë këtij aksioni kanë folur edhe disa nga donatorët si nga hipermarketi “Emi Center” Viti por edhe mërgimtarë të cilët në veçanti kishin ardhur nga mërgata që të ndihmojnë bashkëvendësit e tyre në nevojë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.