Në aksident trafiku humb jetën një 51 vjeçar nga Gjilani

Gjilan – Një 51 vjeçar ka humbur jetën në rrugën Qarkore në Gjilan tha për rajonipress Agron Uka prokuror i Qarkut.
Një qytetar i moshës 51 vjeçare nga Gjilani ka humbur jetën më 6 nëntor rreth orës 01:50 në një aksident të rëndë trafiku.
Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK dhe përkundër ndihmës ka ndërruar jetë. Lajmin e konfirmoi për rajonipress Agron Uka prokuror i Qarkut.
Uka i tha rajonipressit se me vendim të këtij institucioni trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në autopsi./rajonipress/