Në administratë do të komunikohet me gjuhën e palëve

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, thotë se ne përkrahim këtë projekt për mësimin e gjuhëve nga ana e shërbyesve civil të administratës komunale , ngase është e nevojshme të komunikohet në gjuhën e palëve.
Në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati“ në Kamenicë, është nënshkruar marrëveshja për të mësuar gjuhët zyrtare. Memorandumi është nënshkruar nga Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli.
Negjla Ajvazi, asistente e projektit Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI Kosovo), falënderoj të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë shprehur interesimin për mësimin e dy gjuhëve.
Ajo tha se kurset do të mbahen dy herë në javë, nga fillimi i shtatorit deri në mesin e dhjetorit, kurse orari do të zgjat nga 90 min. Ky projekt financohet nga Komisionari i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së ( KLPK), dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë”.
“Pas përfundimit të kursit do të lëshohen certifikata të lëshuara nga ECMI Kosova dhe Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare pranë OSBE-së“ ka thënë Negjla Ajvazi.
Ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, thotë se ne përkrahim këtë projekt për mësimin e gjuhëve nga ana e shërbyesve civil të administratës komunale , ngase është e nevojshme të komunikohet në gjuhën e palëve.
Kurse, Safete Grajqevci, përfaqësuese në zyrën e kryeministrit tha se zbatimi i gjuhëve zyrtare do të jetë prioritet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. “Ne do t’i kontrollojmë edhe ueb faqet e komunave, dhe do t’i vlerësojmë se komunat a e kanë përbush obligimin ligjor në zbatimin e barazisë së gjuhëve , ku qytetarët janë të informuar në gjuhët e tyre” ka thënë Grajeqevci./rajonipress/